-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

I akuzuari “Monstra” dënohet me plus 6.5 vjet burg!

Më të lexuarat

Fejzi Aziri duhet të vuaj edhe gjashtë vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve. Me këto fjalë gjykatësja e rastit mbylli gjykimin kundër tij të mërkurën, duke e shpallur atë fajtor për incidentin e vitit 2009 që ndodhi në Belimbegovë. “Në mbështetje të nenit 396, paragrafi 2 i Kodit Penal, lidhur me paragrafin një të këtij neni dhe pas shqyrtimit të provave të rastit, ky trup gjykues morri aktgjykimin me të cilin shpalli fajtor Fejzi Azirin, i cili për kryerjen e veprës penale armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh dënohet me gjashtë vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Fejzi Azirit është vendosur t’i konfiskohen edhe armët që janë kapur pas incidentit, njofton “Koha”. Ai gjithashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor”, tha gjykatësja e rastit, duke mbyllur gjykimin disamuajsh për incidentin e ndodhur në vitin 2009. Në dy gjykimet e mëparshme të të njëjtës lëndë ai ishte liruar nga akuza, ndërsa prokuroria ishte ankuar. Sipas të dhënave policore lidhur me incidentin e 2009-ës në Belimbegovë, në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 50 gëzhoja automatiku. Sipas hetuesisë në rastin konkret me breshëri armësh u qëlluan tre traktoristë që lëronin arat afër fermës në Belimbegovë. Ndërkaq, kontrollimi i fermës rezultoi me gjetjen e pesë automatikëve, për të cilët u akuzua pikërisht Fejzi Aziri. Ai ndërkohë, bashkë me të dënuarit e tjerë në rastin Monstra, mbetet në pritje edhe të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën e parashtruar kundër dënimeve me burgim të përjetshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit