7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Pse Putini nuk po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Më të lexuarat

Rusia është i vetmi vend – së bashku me Kinën – i cili në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, nuk përfaqësohet nga presidenti apo kryeministri i saj, duke shtruar pyetjen e mediave të huaja se pse Vladimir Putin nuk erdhi në këtë tubim.

Sipas mediave të huaja,  autoritetet në Moskë, që nga 24 gushti, kishin bërë të ditur se presidenti rus nuk planifikon të udhëtojë për në Nju Jork.Dhe këtë refuzim, përkatësisht mos shkuarjen në Nju Jork, Putin nuk e ka shpjeguar.

Por politologët në Moskë besojnë se, përveç agjendës së ngjeshur të Putinit, kjo ka të bëjë edhe me atmosferën e tanishme të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithsesi Putin ka vendosur që ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, të shkojë në seancën e këtij viti, i cili ka një përvojë të madhe dhe njëkohësisht është një përfaqësues i vendit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Por ky nuk është viti i parë që Putini bën një refuzim të tillë. Siç thuhet më tej, ky është viti i tretë me radhë që Putini nuk ka pranuar të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme.

Herën e fundit ai ishte në vitin 2015, në sesionin jubilar të 70-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit