13.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Thaçi në New York takohet me Erdogan (Foto)

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në New York është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidenit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz, raporton AA.

Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”.

Në New York u mabajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherit është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje.

Erdoğan sot është takuar edhe me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas.

Presidenti turk mbrëmë është takuar edhe me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, ndërsa më pas edhe me presidenten kroate Grabar Kitaroviç.

Erdoğan po ashtu ka zhvilluar takime të ndara edhe me presidentin slloven Borut Pahor, presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Takimet janë mbajtur pa praninë e përfaqësuesve të mediave, ndërsa kanë qenë një rast i jashtëzakonshëm për shkëmbim të mendimeve për një varg çështjesh bilateral dhe rajonale.

Presidenti i Republikës së Turqisë, pas përfundimit të seancës së Asablesë së Përgjithshme të OKB-së, udhëton për një vizitë zyrtare në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit