Papa Françesku është shprehur se skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike po largojnë njerëzit nga Kisha.
Papa theksoi se Kisha duhet të ndryshojë nëse dëshiron të mbajë afër brezat e rinj.
Kjo ngjarje përkoi me publikimin e një raporti të ri që bën fjalë për abuzime seksuale gjatë disa dekadave në Kishat Katolike në Gjermani.
“Për të qëndruar pranë jush ne e dimë se duhet të ndryshojmë shumë situata të cilat iu largojnë”,- pohoi Papa Françesku.