-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tiranë, inaugurohet kopshti për fëmijë i mobiluar nga TIKA Turke

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falënderoi Qeverinë e Turqisë, ambasadën dhe TIKA-n për kontributin e dhënë për këtë institucion të arsimit parashkollor

 

TIRANË (AA) – Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) inauguruan sot kopshtin për fëmijë Nr.18 në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, mobilimi i të cilit është realizuar nga TIKA, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, si dhe familjarë të fëmijëve që frekuentojnë këtë kopsht.

Në fjalën e tij në aktivitet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ceremonisë së inaugurimit falënderoi Qeverinë e Turqisë, ambasadën dhe TIKA-n për kontributin e dhënë për këtë institucion të arsimit parashkollor.

“Kopshti jo vetëm është rregulluar komplet, por i janë shtuar hapësirat, ku kemi kaluar nga një kopsht me 150 fëmijë në një kopsht që thuajse tani ka 300 fëmijë. Ne vërtetë investuam dhe rikonstruktuam kopshtin, por kishim nevojë për një ndihmë me mobilet që shumë bujarisht qeveria turke, ambasada turke, TIKA na dhanë mobilet më moderne. Ky bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, të cilët ndihmojnë me gjëra konkrete, me diçka të prekshme siç ishte mobilimi i këtij kopshti, bëri që të dyja fuqitë bashkë, bashkisë dhe Qeverisë turke të realizonim në kohë rekord këtë projekt të kopshtit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij tha se në kuadër të politikës së jashtme të Qeverisë së Turqisë në lidhje me ndihmat humanitare këto ndihma kanë një rol shumë të rëndësishëm në të gjithë botën.

“Sipas të dhënave të fundit për vitin 2017 Turqia vetëm me ndihmat humanitare ka shpenzuar rreth 7 miliardë dollarë dhe për momentin është vendi më bujar në botë. Në kuadër të këtyre ndihmave ne realizojmë edhe projekte në Shqipëri, një vend mik dhe i dashur për ne. Numri i projekteve të realizuara nga TIKA në Shqipëri janë mbi 500 projekte”, tha ambasadori turk.

Duke folur për inaugurimin e kopshtit Nr.18, ambasadori Yörük tha se ky investim bëhet për fëmijët, të cilët janë e ardhmja e vendit.

TIKA me këtë projekt ka realizuar mobilimin e ambienteve të kopshtit dhe pajisjet për këndin e lojërave për këtë institucion të arsimit parashkollor në Tiranë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit