Mulla Hysen Statovci (1900-1983) Poeti bejtexhi, Mulla Hysen Statovci, veproi në kushte tejet të vështira, kur shpata e pushtetit serb rrinte gati mbi kokën e çdo shqiptari, por, me gjithë këtë, poezitë e tij, shpërndaheshin në dorëshkrim ilegalisht dhe lexoheshin rend, madje mbaheshin në mend.
Ni dert në guhen shqipe
Zoti n’Kur’an e diftoi
shkoni ju te shoqi shoi
sy e zemër bani ni
t’mrrin fuqia ka s’e di.
Kjo s’bohet pa delil
e merr vesh n’kofsh i mir’
si je mrena bonu jasht
n’dash me konun gjithku bashk.
Nefsit n’shqype i thon dreq
kqyr me t’prinun veçse keq
ziqer Zotin kush s’e bon
nefsi ato e tradhton…
(1935)
Poezia e tij, e shkruar në frymën popullore, morale, me mbështetje kur’anore, pëlqehej nga masat popullore, ajo ishte ushqim për ngritjen atdhetare, kulturore dhe shpirtërore.