Protestat nuk organizohen vetëm nga të rriturit, por edhe nga të vegjëlit.
Këtë gjë na e tregojnë më së miri disa fëmijë në Gjermani, të cilët protestuan kundër prindërve të tyre.
Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre pasi proindërit kalojnë shumë kohë duke u marrë me telefon.
Fëmijët u bënë thirrje prindërve të tyre të heqin dorë nga celularët dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje.
Në protestë dëgjohej zëri i tyre duke kënduar në kor: Ne jemi këtu, po flasim me zë të lartë sepse ju e keni vëmendjen tek celularët tuaj.
Protesta u drejtua nga 7-vjeçari Emil. “Shpresoj se pas protestës prindërit të shpenzojnë më pak kohë në telefonat e tyre”, tha ai.
Ekspertët mendojnë se varësia e prindërve të smartfonëve mund të çojë në probleme të sjelljes në fëmijët e tyre.