Presidenti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (DIP) të Kroacisë, Brano Hrvatin ka deklaruar në konferencën e sotme për mediat në Zagreb, se kandidatja e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Kolinda Grabar-Kitaroviç ka fituar 50,45 për qind të votave, ndërkohë që kandidati i Partisë Social-demokratike Ivo Josipoviç 49,55.
Hrvatin ka njoftuar se në zgjedhjet e sotme për presidentin e Kroacisë kanë dalë 58 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa janë numëruar 97 për qind të fletë votimeve.
Sipas rezultateve jo të plota zyrtare të DIP, Grabar-Kitaroviç do të bëhet presidentja e parë në historinë e Kroacisë.