4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kosova me administratën më të lartë në Evrope- Ilir Ibrahimi shpjegon arsyen

Më të lexuarat

Sektori publik në Kosovë është një nga më të mëdhenjtë në Rajon, por edhe në Europë dhe si i tillë, punëtorët në këtë sektor, që arrijnë mbi 80 mijë nuk mund të përballohen dot nga buxheti i vogël i shtetit të Kosovës.

Në emisionin “Ballkan Magazinë” në Ora News,të gazetares Linda Karadaku, analisti nga Kosova tha se ky numër i lartë i punëtorëve në sektorin publik ka ardhur si pasojë e politikës, e cila në fushata elektorale ka premtuart punësim të simpatizantëve.

“Sektori publik në Kosovë është ndoshta nga më të mëdhenjtë në Rajon, por edhe në Evropë, sepse në sektorin publik kemi mbi 80 mijë të punësuar dhe për një shtet të vogël si Kosova ky është një numër shumë i madh, kjo është një barrë e madhe për buxhetin e Kosovës dhe te ky numër kemi ardhur për shkak të politikës, sepse gjatë ndryshimeve të qeverisë është siguruar që të punësohen simpatizantë dhe përkrahësit e partive të ndryshme politike dhe tani kemi ardhur në një numër të punëtorëve në sektorin publik, të cilët nuk mund të përballohen nga buxheti i vogël i Kosovës”, u shpreh analisti Ibrahimi.

Këtë gjë Ilir Ibrahimi e lidhi edhe me ekonominë e lartë jo formale në Kosovë. Ndërsa u shpreh se qeveria e tanishme e ka të pamundur që të ndërmarrë ndonjë hap në lidhje me rritjen e pagave.“Ne kemi gjithashtu një ekonomi të lartë jo formale, ky buxhet nuk mund të përmbushë nevojat që ka Kosova. Premtimet që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore në vitin e kaluar për rritjen e pagave dhe rritja e vazhdueshme e pagave që ka ndodhur nga qeverisja e kaluar, tanimë e ka bërë të pamundur për qeverisjen e tanishme për të ndërmarrë ndonjë hap për rritje e pagave sepse nuk ka mjete”, tha Ibrahimi.

Ndërsa kërkesat e sindikatave analisti Ibrahimi i konsideroi si sfidë e qeverisë, por jo një sfidë ferr, pasi kërkesat e sindikatave janë më tepër si presin ndaj qeverisë Mustafa./Oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit