13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rrëfen pengu, Coulibaly u vra sapo filloj të lutej

Më të lexuarat

Gazetat franceze kanë botuar rrëfimin e Mickael B., i cili ishte mbajtur peng në supermarket gjatë ditës së djeshme bashkë me djalin e tij. Ai ka thënë se kishte shkuar në dyqan me kërkesë të bashkëshortes, për të blerë bukë dhe mish pule, por në vend ta pazarit, ky burrë bashkë me të birin, përjetoi tmerrin e pengmarrjes që ua mori jetën katër personave dhe vet terroristit Amedy Coulibaly.
Gjithë terrorin që e shkaktoi terroristi Coulibaly, Mickael B e përjetoi bashkë me djalin e tij.

Mickael B, në të tridhjetat, ka thënë se bashkëshortja e kishte dërguar për të blerë bukë dhe mish pule në Hypercacher in Port De Vincennes, pronë e hebrenjve.

“I dëgjova të shtënat, pati shumë zhurmë. Në fillim mendova se ishin fishekzjarre. Pastaj u ktheva dhe e pash një burrë zezak të armatosur me Kallashnikov, dhe e kuptova se çka po ndodhë. Pati edhe të shtëna tjera. E mora djalin dhe shkova në fund të shitores, ku ishin disa shkallë në formë spiraleje që çonin në bodrum”, ka rrëfyer Mickael B për gazetën franceze ‘Le Point’, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se në bodrum kanë qenë dy dhoma të ftohta, por dera në dhomën ku ishte futur ai nuk ishte mbyllur.

Terroristi më pas e kishte dërguar një ndihmës të supermarketit për t’iu kërkuar që ata të kthehen lartë.

Mickael B. fillimisht kishte refuzuar , por më pas ishte pajtuar.

“U tmerruam. Djalin e tim e kapi paniku”

Pengu më pas ka treguar se si kur është kthyer brenda supermarketit e ka parë një njeri të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak.

Ai ka thënë se më pas terroristi Coulibaly i ka treguar se kush është.

“ Unë jam Amedy Coulibaly, jam nga Mali dhe mysliman. Jam pjesëtar i Shtetit Islamik”. Mickael B. ka thënë se më pas se të gjithë janë urdhëruar që t’i lëshojnë telefonat në tokë, ndërsa Coulibaly i ka kërkuar Mickael B., që t’i telefonojë një Televizioni, transmeton Express.

Ai ka treguar se një peng tjetër ka tentuar t’ia rrëmbejë armën Coulibaly, por nuk ia ka dalë.

“Ai shtiu në personin që e bëri këtë, i cili vdiq pas pak”, ka treguar Mickael B.

“Djali im filloi të qajë, ndërsa kërkonte që të shkojmë në shtëpi”, ka vazhduar rrëfimin pengu.

Më pas ai ka shpjeguar se në mënyrë diskrete ka arritur ta thërras policinë, derisa Coulibaly ka qenë duke u lutur. Policia ishte përgjigjur se shumë shpejt do të shkojnë atje.

Coulibaly u ka thënë pengjeve se ai është i përgatitur të vdes dhe se kjo do të ishte një shpërblim për të.

Mickael B. ka treguar se terroristi ka mbajtur armë në të dyja duart.

“Ai befas filloi të lutej”.

Më pas Mickael B., ka treguar se më pas janë dëgjuar shpërthimet.

“Zhurma ishte shurdhuese. Ai mbeti I vdekur. Gjithçka mori fund”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit