3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sëmundja godet kopenë e deleve, ngordhin 400 sosh

Më të lexuarat

Fermeri Sherif Limani nga fshati Sopot i Kumanovës, ka pësuar një dëm prej 40 mijë eurove vetëm brenda një muajit si pasojë e ngordhjes së mbi 400 deleve deri tani, apo mesatarisht nga 12 për çdo ditë.
Arsyeja e ngordhjes së deleve nuk dihet, ndërsa reduktimi i kopesë rrezikon edhe pjesën tjetër të saj.

Sherif Limani, thotë se veterinerët deri më tani nuk kanë arritur të nxjerrin diagnozë ndërsa kanë përjashtuar sëmundjen ‘Gjuha e kaltër’.

Limani i bën thirrje institucioneve shtetërore, t’i dalin në ndihmë.

“Tashmë 38 ditë jemi duke u munduar, së bashku me veterinerët. 1000 dele i kam pasur, gjysma kanë ngordhur. I kam edhe 100 dhi, por edhe atyre se 2-3 ditë e njëjta i është paraqitur….i varen veshët, rrinë ulur dhe sillen në vend…Organet e shtetit, nëse mund të na ndihmojnë mirë. Nëse jo, atëherë shëndosh ne”, ka thënë Limani.

Punonjësit në fermë përshkruajnë simptomat me të cilat manifestohen ngordhja e deleve.

Ata thonë se fermerët po i sugjerojnë punonjësve të marrin masa preventive, duke vendosur doreza dhe maska goje.

Sipas tyre, institucionet duhet të ndihmojnë pronarin e tyre, pasi nga kjo fermë shumë familje sigurojnë ekzistencën.

“Të gjithë presim nga kjo fermë. Nga këto dele ushqehen 10 familje…vijnë doktorët dhe thonë vendosni dorëza, pasi që janë infektuar…..Kjo është turp për veterinerët. Nuk i mundësojnë pronarit të thërras veteriner tjerë, por as nuk e zgjidhin problemin.. Kjo është katastrofë. Maqedonasit kanë nga 5 dele, të gjithë veterinerët atje angazhohen. Përse këtu nuk angazhohen? I dërgojnë disa që vetëm sillen dhe nuk bëjnë asgjë”, thotë ai.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se nuk janë kompetentë për këtë, por vetëm për subvencionim.

Sipas tyre, me këtë çështje duhet merret Agjencia për ushqim, veterinari. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Veterinarisë Dime Mitrov, ishte i pakapshëm për prononcim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit