Disa mënyra që mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së këtyre sëmundjeve të zakonshme:
Si të parandaloni përhapjen e sëmundjeve sezonale
Në këtë periudhë të vitit duket sikur ka gjithmonë diçka që ndodh përreth, mund të jetë gripi, dhimbjet e fytit, apo shqetësime gastrointenstinale. Me uljen e temperaturave koha që kalojmë në ambiente të mbyllura është më e gjatë duke lehtësuar punën e mikrobeve për të kaluar nga njëri trup në tjetrin.
Fatmirësisht ekzistojnë disa veprime të thjeshta që mund t’i bëjmë për të mbrojtur të tjerët dhe veten nga këto sëmundje.
Disa mënyra që mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së këtyre sëmundjeve të zakonshme:
- Lani duart. Përdorni ujë të ngrohtë dhe sapun, fërkojini mirë ato rreth 20 sekonda duke u munduar të arrini të gjitha hapësirat, nën thonj dhe në rrudhat e duarve tuaja. Më tej shpëlajini ato tërësisht. Nëse nuk keni mundësi të përdorni ujë dhe sapun mund t’u drejtoheni higjenizuesve me bazë alkooli.
- Kontrolloni kollitjen dhe teshtimat. Për të shmangur bakteret nga duart tuaja mund të kolliteni apo teshtini në një pecetë (letre) apo në pjesën e këndit mes krahut dhe bërrylit tuaj.
- Shmangni vendet e mbipopulluara sa më shumë mundeni.
- Përdorni sende të veçanta personale në shtëpinë tuaj.
- Mundohuni të mos ndani me të tjerët gotat ose pjatat, apo sende të tjera. Peshqirët është mirë të jenë të veçantë.
“Nëse, pavarësisht nga gjithë përpjekjet tuaja, ju do të bini pre e sëmundjeve sezonale, përpiquni të qëndroni në shtëpi deri sa simptomat të largohen apo për të paktën 24 orë nëse jeni duke marrë një antibiotik. Kjo është një mënyrë efektive për të shmangur përhapjen e sëmundjes tuaj tek të tjerët “, sugjerojnë specialistët. “Mund të jetë një ide e mirë ndryshimi i furçës së dhëmbëve apo sendeve të tjera personale pasi mund të kenë strehuar bakteret tuaja”.