0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, në librari. Presidenti: Fake book!

Më të lexuarat

Një libër i ri për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij, doli sot në shitje për publikun.

Libri me titull “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, tashmë në listën e më të shiturve, ka si autor gazetarin hulumtues Bob Woodward, i cili i hedh një vështrim tepër kritik presidencës kaotike 20-mujore të Trump.

Woodward ka shkruar libra rreth shtatë administratave të mëparshme dhe ka fituar famë gati pesë dekada më parë si një nga gazetarët e Uashington Postit, raportimet e të cilëve për korrupsionin në Shtëpinë e Bardhë bënë që presidenti i atëhershëm Richard Nixon të jepte dorëheqjen.

Presidenti Trump e kritikoi librin përpara daljes së tij në qarkullim, duke e quajtur një “shaka”. Presidenti tha se libri përbën një tjetër sulm të zakonshëm kundër tij, në morinë e sulmeve të tjera.

Libri tashmë është tashmë numri 1 në listën më të shiturve në Amazon, por Trump thotë se Woodward ka përdorur “burime anonime, të provuara si të pavërteta.”

Shumë njerëz, – shkruan ai, – tashmë kanë deklaruar se citimet e tyre, ashtu si edhe vetë libri, janë të sajuara.

Presidenti Trump kritikon ashpër librin për presidencën e tij

Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi përsëri ashpër librin e ri të autorit Bob Woodward që bën fjalë për presidencën e tij, duke e quajtur një tjetër sulm të zakonshëm, në morinë e sulmeve të tjera kundër tij.

“Libri i Woodward-it është një shaka”, tha Trump, duke iu përgjigjur përshkrimeve tepër kritike të gazetarit hulumtues për presidencën e tij kaotike. Libri, i titulluar “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, del në qarkullim të martën dhe është qysh tani ndër titujt më të shitur në rrjetin Amazon.

Presidenti Trump shkruante në Twitter se Woodward ka përdorur në libër “burime anonime, të provuara si të pavërteta.” Shumë njerëz, shkruan ai, tashmë kanë deklaruar se citimet e tyre, ashtu si edhe vetë libri, janë të sajuara. “Demokratët, – vazhdon Presidenti, nuk mund ta durojnë dot humbjen; unë do të shkruaj librin e vërtetë.”

Bob Woodward fitoi famë si gazetar rreth pesë dekada më parë si njëri nga reporterët e gazetës Washington Post, raportimet e të cilëve rreth korrupsionit në Shtëpinë e Bardhë çuan në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon. Ai ka shkruar libra rreth tetë presidentëve amerikanë.

Woodward i tha televizionit NBC se para Trump ai nuk kishte parë ndonjëherë një president kaq të shkëputur nga realiteti i asaj që po ndodh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit