-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Blerjet më të shtrenjta në Premier League, në bazë të “inflacionit”

Më të lexuarat

Cilët do të ishin futbollistët më të shtrenjtë në Premier League nëse do të bliheshin sot?

Një studim i realizuar nga “TotallyMoney” është përpjekur t’i japë përgjigje kësaj pyetje, duke zbritur koston e disa lojtarëve protagonistë të transfertave më të bujshme në bazë të inflacionit.

Studimi i “TotallyMoney”

Studimi mori në konsideratë transferimet e futbollistëve të Premier League duke nisur që nga viti 1992, kur kampionati më i madh i futbollit anglez ndryshoi emër. Prej këtu u bë një krahasim midis blerjeve më të bujshme duke marrë në konsideratë rritjen e kostove të transferimeve në kohë.

Kësisoj është llogaritur një lloj “inflacioni i futbollistit” për të krahasuar blerjet e dikurshme në kohë me të tjera më të hershme dhe për të kuptuar se sa do të kushtonin disa nga futbollistët më të mirë dikur në ditët e sotme.

Transferimet më të shtrenjta në Premier League, Rio Ferdinand dhe Shearer në podium

Në vendin e parë në klasifikim qëndron një sulmues i cili fitoi edhe më shumë famë duke luajtur në Itali, te klubi i Milan. Andriy Shevchenko, i cili i kushtoi pak më shumë se 29 milionë paund Chelsea në vitin 2006, sot do të vlente 144 milionë paund, një shifër që do ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Në vend të dytë, Rio Ferdinand, vlera e transferimit të të cilit nga Leeds United te Manchester United në vitin 2002 ishte 29 milionë paund. Sot, mbrojtësi do të vlente pak më shumë se 125 milionë paund.

Vendi i tretë në podium do t’i takonte Alan Shearer, ikona e Newcastle. Kur u transferua te “Magpies” në vitin 1996, klubi anglez pagoi rreth 13 milionë paund, një shifër rekord në atë kohë. Sot sulmuesi do të kushtonte pak më shumë se 121 milionë paund. (klikoni këtu për të zbuluar kostot e transferimeve të tjera: https://www.totallymoney.com/content/transfer-index/data/ )

Transferimet më të shtrenjta në Premier League, pse janë rritur çmimet?

Gjithnjë sipas studimit të “TotallyMoney”, mendohet se stadiumet, rritja e potencialit reklamues televiziv, si dhe strategjitë më të mira që lidhen me merchandising, janë arsyet kryesore të rritjes së kostos së lojtarëve. Sot klubet po fitojnë më shumë se kurrë, gjë që do të thotë që kanë më shumë para për të shpenzuar dhe shpesh janë të përfshirë në një luftë me oferta me klubet e tjera për të rrëmbyer futbollistët më të mirë në fushë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit