Avdyl Kqiku, qytetar nga Komuna e Ferizajt, që ishte zhdukur nga e premtja e kësaj jave, është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Trupi i pajetë i 36 vjeçarit, është gjetur në rrugën e Nerodimës afër Ujëvarës, rreth orës 16:20”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, një qytetar nga Ferizaj, e ishte lajmëruar rastin në Polici, pasi e kishte parë veturën dhe trupin e pajetë të personit.
Ndërkohë, Njësitet policore dhe Prokurori janë në vendin ngjarjes dhe janë duke bërë hetime te nevojshme.
Lajmin për zhdukjen e Avdyl Kqikut e kishin bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social Facebook.