-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Xhenxhefili, armiku i diabetit dhe dhjamit

Më të lexuarat

Xhenxhefili, si suplement ose erëz në ushqime dhe pije, mund t’ju mbrojë nga obeziteti dhe sëmundje kronike, kanë zbuluar shkencëtarët.

Edhe pse ekspertët nuk mund të përcaktojnë një dozë të saktë për qëllime parandaluese, ata thonë se konsumimi i kësaj erëze është i mirë për disa arsye.

Pas një analize që ata u kanë bërë rezultateve të 60 studimeve të kryera në lidhje me xhenxhefilin, ata zbuluan se kjo erëz ndihmon kundër obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Autorët e Universitetit Bujqësor të Kinës i fokusuan kërkimet e tyre tek aspektet e ndryshme të sindromës metabolike, një kombinimin e tri ose më shumë faktorëve të rrezikut për diabetin tip 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Xhenxhefili, një nga erëzat më të përdorura në botë, është përdorur gjithashtu edhe në mjekësi për të trajtuar një sërë sëmundjesh, falë përmbajtjes së lartë në antioksidues dhe fotokimikë.

Kjo erëz ndihmon në djegien e dhjamit në bark, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës. Xhenxhefili kla gjithashtu veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe rrezikut për zhvillimin e arterosklerozës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit