-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Udhëheqësja e Mianmarit duhej të jepte dorëheqje”

Më të lexuarat

Al Hussein ka kritikuar ashpër udhëheqësen e Mianmarit, Suu Kyi për gjenocidin mbi muslimanët Rohingya, pakicën etnike në Arakan

 

Komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, deklaroi se ministrja e Jashtme dhe udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka mundur dhe ka qenë e nevojshme të japë dorëheqje për krimet që kanë ushtruar forcat e Mianmarit mbi muslimanët Rohingya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al Hussein në një intervistë për BBC kritikoi ashpër Suu Kyi-n për gjenocidin e kryer mbi pakicën etnike në Arakan.

“Ajo ka qenë në gjendje të bëjë diçka. Ka mundur thjeshtë të heshtë apo edhe më mirë të japë dorëheqje. Nuk ka pasur nevojë të bëhet zëdhënëse e ushtrisë së Mianmarit”, ka thënë Al Hussein.

Ai interpretimet e Suu Kyi për masakrat në Mianmar i vlerëson si të pavërteta dhe të njëanshme duke shtuar se ajo ka mbuluar krimet e tmerrshme që ka kryer ushtria.

“Ajo ka mundur thjeshtë të thotë se është e gatshme të bëhet udhëheqëse e Mianmarit, por jo në këtë mënyrë. Është dashur të falënderohet dhe të kthehet në paraburgimin shtëpiak”, tha Al Hussein.

Suu Kyi si aktiviste në luftën kundër regjimit ushtarak në Mianmar ishte në paraburgim shtëpiak prej vitit 1989 deri më 2010. Ajo është fituese e Çmimit Nobel për paqe në vitin 1991, ndërsa kohët e fundit Komiteti për Çmimin Nobel njoftoi se ka mundësi t’i merret çmimi për krimet në Arakan.

Hetuesit e OKB-së këtë javë kërkuan procesuimin e kreut ushtarak të Mianmarit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për gjenocid mbi muslimanët Rohingya.

Sipas OKB-së, që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 700 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, mbetën të detyruar të largohen nga Arakani në Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin e komunitetit pakicë musliman.

Nën pretekstin e fushatës kundër militantëve që sulmuan pikat e kontrollit policor, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë më 25 gusht nisën aksionin e egër dhe brutal mbi Rohingyat në të cilat në mënyrë mizore u vranë mbi 24 mijë pjesëtarë të kësaj pakice.

Sulmet kaluan në formën klasike të spastrimit etnik, ndërsa ushtria e Mianmarit u ka vënë flakën qindra fshatrave muslimane. Nga ky rajon mbi 750 mijë muslimanë u detyruan të ikin në Bangladesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit