3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rama: Qytetarëve, denonconi korrupsionin online!

Më të lexuarat

Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Facebook fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korrupsioni që ndeshin në jetën e përditshme, që Shqipëria të marrë frymë më lehtë nga barra e korrupsionit, siç thotë ai.

“Ja se si çdo qytetar mund të bëjë diferencën: Fillim tetorin e shkuar, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u njoftua për shqetësimin e një qytetari në Korçë, lidhur me ofertën e bërë prej truprojës së saj për t’i gjetur një punë në arsim përkundër rryshfetit. Ministrja i kërkoi menjëherë Gardës së Republikës largimin e truprojes dhe Garda jo vetëm e tërhoqi atë brenda orës nga shërbimi pranë ministres, po e largoi edhe nga radhët e veta. Sot ky individ i padëshirueshëm është nën akuzë konkrete nga Prokuroria pas një hetimi të thelluar. Ai do të përgjigjet për abuzimin e tij me detyrën shtetërore si dhe cënimin e imazhit të institucionit. Mora shkas nga ky episod ëer t’ju thënë se, sikur të gjithë qytetarët të veprojnë si qytetari korçar në fjalë, kudo dhe kurdoherë që u del përpara fara e keqe e abuzuesve me funksionin publik, Shqipëria do të marrë frymë shumë më e lehtësuar nga barra e korrupsionit”, shprehet Rama.

Ky vit sipas kryeministrit, duhet të shënojë edhe nisjen e një kohe të re partneriteti kombëtar mes qeverisë dhe qytetarëve në luftën kundër korrupsionit!

“Prandaj paralelisht me përshkallëzimin e reformave reale që mbyllin kanalet e korrupsionit në çdo sektor, ne duam që ky vit të shënojë edhe një kohë të re partneriteti kombëtar mes qeverisë dhe qytetarëve në luftën kundër korrupsionit! Për këtë qëllim prioritar, do të lançojmë në ditët në vijim platformën më të madhe online që është krijuar deri sot në vendin tonë, për ta mundësuar në kohë reale dhe me transparencë maksimale, funksionimin e këtij partneriteti të ri kombëtar. Mirënjohje qytetarit korçar për ngritjen e zërit përballë një abuzuesi me funksionin publik! Mirënjohje dhe atyre pak të tjerëve, të cilët kanë bërë të njëjtën gjë vitin e shkuar dhe na kanë ndihmuar të bëjmë edhe në tatime, polici, shëndetësi, të njëjtën gjë që bëri Lindita Nikolla në rastin konkret! Le të shumëfishojmë forcat dhe së bashku, krah për krah të bëjmë të shumëfishohen rastet e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes qeverisë e qytetarëve, për shkuljen e farës së keqe të abuzuesve me pozitën apo detyrën shtetërore. Kurajo! Edi”, tha ai më tej.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit