1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Berisha: Ajo që ndodh nuk kthehet, por të rishikojmë transportin e organizuar

Më të lexuarat

Mbledhja e qeverisë ka nisur sot me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Himarës. Kryeministri Berisha ka ngushëlluar familjet e 13 personave që humbën jetën, duke shprehur urimet për shërim të shpejtë të vajzave të plagosura.

Berisha tha se aksidenti është nën hetim dhe pritet të zbardhen në mënyrë përfundimtare shkaqet e tij, por ministritë e linjës duhet të shqyrtojnë në detaje rastin, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tilla.

“Ministritë e linjës të merren me këtë problematikë. Ne kemi rregulla të caktuara për udhëtimin e nxënësve, studentëve në dy e më shumë autobusë, por mendoj se është e domosdoshme, që pas përfundimit të hetimit, të nxirren të gjitha përfundimet, në mënyrë që transporti i nxënësve dhe studentëve të ketë kushte dhe rregulla më të veçanta.

Të përcaktohen qartë detyrimet e respektimit të tyre. Ajo që ndodh nuk kthehet, por është detyrë e të gjitha institucioneve ta sudiojnë rastin për të përcaktuar kushte dhe rregulla që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e tyre. Duhet të bëjmë gjithçka që një seri rregullash dhe kushtesh në transportin e nxënësve dhe studentëve të jenë operative dhe të zbatueshme”, tha Berisha./shekulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit