Në Minneapolis, spektatorët në një arenë boksi ishin dëshmitarë të një ngjarjeje të paprecedent në këtë sport. Curtis Harper shkoi në ring ku u përshëndet me kundërshtarin e tij Efe Ajagb, një nigerian i cili u promovua dy vjet më parë në Lojërat Olimpike.
Kur ra gongu e pritej që dy rivalët të nisnin duelin, Harper thjesht la ringun dhe u largua qetë-qetë duke shpërfllur çdo reagim nga salla.
Nigeriani festoi atë që mund të quhej “fitore në tavolinë”, ndërsa Harper pritet të dënohet dhe pezullohet. Gazetarët arritën të shkonin te boksieri amerikan pas skandalit, dhe ai u zbuloi atyre se pse e braktisi ndeshjen. Për shkak të parave të turpshme që duhej të merrja – mësohet t’u ketë thënë.
Pra, nuk ka qenë gjest prej burracaku, por ndoshta një akt burrëror në kuptimin jo fizik të fjalës, që ndoshta do zbarthet më vonë. /tesheshi