3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Pacolli me këshilltarë shpenzon qindra euro vetëm në makiato

Më të lexuarat

ë muajin prill të 2011-tës, Behgjet Pacolli dhe kabineti i tij kishte shpenzuar rreth 700 euro në restorantin e Kryeministrisë vetëm në makiato, ujë e lëngje.

Behgjet Pacolli kishte shpenzuar 348 euro në pije jo alkoolike, në restorantin e Kryeministrisë vetëm në një muaj. Në po këtë muaj ishin edhe katër këshilltarët e tij që kishin pirë kafe e lëngje nga zyra.

Rejhan Vuniqi kishte shpenzuar 90 euro, Jetlir Zyberaj 100 euro, Avni Dervishi 80 euro dhe Arbër Geci 63 euro.

Në total vetëm për muajin prill, këto pije të zyrës së Pacollit i kanë kushtuar arkës së shtetit 680 euro e 60 cent.

Zyrtarisht kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te truprojat e qeveritarëve të lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit