Mesut Ozil dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, pas situatës së krijuar për shkak të fotografimit të tij me presidetin turk Erdogan, me një fanellë të firmosur të Arsenal-it.
Jurgen Klopp ka dashur të mbrojë mesfushorin e ekipit të tij duke e përshkruar armiqësinë ndaj tij si hipokrite.
Më herët është mësuar se trajneri gjerman e ka mbështetur lojtarin e tij edhe në vendimin e dorëheqjes.
Ozil është me origjinë turke por me nënshtetësi gjermane.
Për më tepër, ai nuk ka qënë i vetmi që është fotografuar në atë takim në Londër pasi edhe mesfushori Manchester city-t Ilkay Gundogan edhe sulmuesi i Everton Cenk Tosun, kanë ndjekur veprimin e tij.
Të shumta kanë qënë qëndrimet e mbajtura për këtë veprim të Ozil, presidenti i Federatës Gjermane Të Futbollit, Grindel e konsideroji si një gabim të mesfushorit. Ndërsa shoku ekipit gjerman, Toni Kroos deklaroi se i duket pa sensë dorëheqja e Ozil nga kombëtarja pasi edhe ai vetë e di që nuk ka racizëm në kombëtarën gjermane.
Ndërsa në krahun tjetër presidenti turk e konsideroji sjelljen ndaj futbollistit si raciste dhe trajneri i tij së fundmi e ka konsideruar si hipokrite.