Një vjedhje ka ndodhur sot, ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit në një xhami në Prishtinë.
Është pikërisht Xhamia Hatunije në kryeqytet ku është kryer vjedhja e arkës së bamirësisë, transmeton Indeksonline.
Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pak minuta më parë është publikuar edhe në rrjetet sociale.
Është pikërisht Ramadan Avdullahu i cili ka bërë publike videon në fjalë ku shihet edhe personi i cili me një kazmë mundohet që të hapë arkën dhe arrin të marrë të gjitha të hollat që gjendeshin brenda saj.
https://www.facebook.com/ramadan.avdullahu/videos/1133396490134963/?fb_dtsg_ag=AdynZH9XqgnOP6S5_AjcZX6sQGzaCsP-i4aev-9kWCAldQ%3AAdyKEwyMfnvQ3aWLHTGCWsfiBkl7fUqUieiEy7TUJM_OfQ