0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Fondacioni turk TDV shpërndan kurbane në Shqipëri

Më të lexuarat

Pakot me mish kurbani për familjet në nevojë janë shpërndarë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin TDV shpërndan mish të kurbanit për rreth 3000 familje

 

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) me rastin e Kurban Bajramit po vazhdon shpërndarjen e pakove të kurbanit për mijëra familje në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Pakot me mish kurbani për familjet në nevojë janë shpërndarë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin TDV shpërndan mish të kurbanit për rreth 3000 familje.

Demirhan Dinç, përfaqësues i TDV-së, duke folur për të pranishmit gjatë shpërndarjes së kurbaneve në xhaminë “Abdullah Ibrahim Gjuzi” në Tiranë tha se Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë çdo vit organizon shpërndarjen e kurbaneve në vende të ndryshme të botës.

“Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë shpërndan kurbane në 145 shtete, të cilët i ka dhuruar populli turk për vëllezërit muslimanë në të gjithë botën. Ne realizojmë shpërndarjen e kurbaneve. Kurbanet i shpërndajmë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kavajë, etj. Mos të harrojmë që muslimanët janë vëllezër. Populli turk do të jetë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë”, tha Dinç.

Institucione dhe organizata nga Turqia çdo vit organizojnë shpërndarjen e kurbaneve për familjet në nevojë në Shqipëri, gjatë festës së Kurban Bajramit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit