16.8 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Zëdhënësi i presidencës turke reagon ndaj New York Times

Më të lexuarat

Kalın ka reguar ndaj lajmit në gazetën New York Times duke vlerësuar se “kjo nuk është gazetari”

 

Zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, ka reaguar ndaj një lajmi në New York Times duke theksuar se, “Kjo nuk është gazetari. Kjo është një përpjekje e hapur nga New York Times për të legjitimuar dhe mbuluar terrorizmin e PKK-së”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın ka reguar ndaj lajmit në gazetën New York Times duke vlerësuar se “kjo nuk është gazetari”.

Ibrahim Kalin

@ikalin1

This is not journalism. This is a blatant attempt by @nytimes to justify and whitewash PKK terrorism.

By the same logic, Bin Laden was a ‘hero’ to some?! Would you call Milosevic and Mladic also ‘heros’ to some people?!

New York Times World

@nytimesworld

Turkey kills a leader of the banned Kurdistan Workers’ Party in an airstrike in Iraq, but the Kurdish militant was a hero to the Yazidi minority group in northern Iraq because he helped when they were threatened by ISIS https://nyti.ms/2PkJRUS

“Kjo është një përpjekje e hapur nga New York Times për të legjitimuar dhe mbuluar terrorizmin e PKK-së”, ka theksuar Kalın, duke shtuar më tej se, “Me të njëjtën logjikë sipas disave Osama bin Laden ishte hero? Edhe Dragomir Milosevic dhe Ratko Mladic sipas disa njerëzve i emëroni heronj?”.

Ky reagim i zëdhënësit Kalın ka ardhur pasi New York Times në një lajm të sajin e ka përshkruar si ‘hero‘ anëtarin e lartë të PKK/KCK-së, İsmail Özden, i koduar me emrin Mam Zeki Sengali i cili u neutralizua në një operacion të përbashkët nga Forcat e Armatosura Turke dhe intelegjenca në Sinjar në Irakun e veriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit