0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Investitori i famshëm Marc Faber: Koha për të investuar në asetet turke

Më të lexuarat

Investitori dhe autori i “The Gloom, Boom & Doom Report”, Marc Faber, vlerëson se luftërat tregtare globale që SHBA ka nisur mund të jenë shkatërruese

 

LONDËR (AA) – GÖKHAN KURTARAN – Investitori i njohur Marc Faber, i cili njihet me prashikimet e krizave në tregjet financiare ndërkombëtare, ka theksuar se Turqia ka alternativa në çështjen e bashkëpunimeve të reja, duke shtuar se ai do të blejë një sasi nga asetet turke pasi është koha për të investuar në këto asete.

Marc Faber, i cili në të njëjtën kohë është edhe botues dhe redaktor i “The Gloom, Boom & Doom Report”, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) theksoi se politikat e jashtme dhe ekonomike të SHBA-së nuk janë të drejta.

“Trump nuk zhvillon diplomaci në politikën e jashtme. Është ashtu si një elefant në dyqan qelqurinash. Ngacmon atë, këtë, por në mes nuk ka diplomaci në asnjë mënyrë”, vlerësoi Faber.

“Karta kundër Trumpit në dorën e Turqisë është NATO. Në Turqi NATO ka baza shumë të rëndësishme. Në dorën e Turqisë ndodhen dy alternativa me afat të gjatë. Mund qëndrojë brenda NATO-s duke u afruar me Evropën, ose mund t’i bashkohet Organizatë së Bashkëpunimit të Shanghait. Kjo tregon se Turqia do të braktisë perëndimin ose do të jenë në marrëdhënie më të pakta dhe se do të lidhë marrëdhënie më shumë me Rusinë dhe Kinën. Kjo është një mundësi në dorën e z.Erdoğan. Mendoj se Trump nuk e kupton se kjo është një mundësi shumë e vërtetë”, u shpreh Faber, duke thënë se Turqia ka alternativa pas zhvillimeve të fundit.

– “Do të blej asete turke”

“Aksionet turke vlerësohen me dollarë amerikanë. Për momentin, ato janë në limitin e blerjes. Do të blej një sasi asetesh turke, të quajtura ETF (Exchange Traded Funds). Për momentin, kam disa bono brenda portofolit tim, por jo në sasi të mëdha. Për mendimin tim, është koha për investime në astetet turke”, vlerësoi investitori Faber.

Faber është i mendimit se për të mos u prekur nga volatiliteti, Turqia duhet të ngushtojë deficitin tregëtar dhe të eliminojë deficitin korrent.

Ai nënvizoi se politikat tregtare të presidentit Donald Trump mund ta zvarrisin botën në recesion.

“Ekominstët përreth Trumpit besojnë se importet nga Kina janë përgjegjës të deficitit tregtar të SHBA-së. Kina është një tregues i fuqisë së konkurrencës në rënie të SHBA-së. Gjatë 20-30 viteve të fundit, SHBA ka pasur investime kapitale të ulëta. Ndërkaq, ekonomistët kanë besuar se për ngritjen e rritjes duhet të rritet konsumi, kurse rezultati i kësaj natyrisht që është deficiti tregtar”, tha Faber.

Sipas Faber, luftërat tregtare globale që SHBA ka nisur mund të jenë shkatërruese.

“Luftërat tregtare janë plotësisht një çmenduri. Ajo po vazhdon në një kohë kur ekonomia globale po ngadalësohet. Për shembull, shikojini çmimet aktuale të bakrit. Ato janë plotësisht të rrënuara. Kjo është një shenjë se ekonomia globale sa vjen e ngadalësohet. Unë mendoj se po përparojmë drejt një recesioni” tha Faber për AA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit