Teksa në protestat antiraciste u mblodhën disa mijëra njerëz, protestat e ekstrimistëve djathtistë u mbështetën nga vetëm 30 veta
WASHINGTON (AA) – Në përvjetorin e parë të protestave në Charlottesville të Washingtonit në SHBA, në protestat e ekstremistëve të djathtë të mbajtura të dielën u mblodhën 30 njerëz, ndërsa mijëra njerëz u tubuan në demonstratat e organizuara kundër racizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekstremistët djathtistë përpara Shtëpisë së Bardhë organizuan protesta të quajtura “Bashkimi i së Djathtës – 2”, gjatë së cilës u morën masa të larta të sigurisë.
Edhe pse në mediat amerikane disa ditë me radhë u shkrua për këto protesta, në to u mboldhën vetëm 30 njerëz.
Demonstruesit që nga dalja e stacionit të metrosë deri në Shtëpinë e Bardhë u shoqëruan nga policia dhe u mblodhën në Lafayette Park duke brohoritur parulla të ndryshme.
Edhe pse nuk kishte incidente, policia ndoqi demonstruesit derisa ata u kthyen në stacionin e metrosë.
Në Washington janë organizuar edhe demonstrata kundër racizmit në të cilat u tubuan mijëra njerëz të të gjitha kombësive dhe shtresave të shoqërisë.
Demonstruesit brohorisnin slogane kundër racizmit dhe kritikuan politikën e presidentit amerikan Donald Trump.
Shumë rrugë u mbyllën për qarkullim dhe u ndërmorën masa për të shmangur kontaktimin mes ekstremistëve djathtistë dhe antiracistëve në stacionet e metrosë.
Në protestat “Bashkimi i së Djathtës” të ekstremit të djathtë të mbajtura më 12 gusht 2017 në Charlottesville kishte ndodhur rrëmujë, kur një makinë u drejtua kah grupi anti-racist, me ç’rast një person humbi jetën dhe 19 u lënduan, pas së cilës u shpall gjendje e jashtëzakonshme në qytet. Incidenti ka çuar në tensione në mes të ekstremit të djathtë dhe antiracistëve, kurse Trump nuk ka reaguar fare, duke shkaktuar pakënaqësi dhe kritika në opinionin amerikan.