Merkel theksoi se destabilizimi ekonomik i Turqisë nuk i shërben askujt, duke thënë se është me rëndësi që banka qendrore në këtë çështje të punojë e pavarur
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi i saj dëshiron një Turqi që zhvillohet ekonomikisht dhe se kjo gjë është në interesin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp pas takimit me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, Merkel theksoi se destabilizimi ekonomik i Turqisë nuk i shërben askujt, duke thënë se është me rëndësi që banka qendrore në këtë çështje të punojë e pavarur.
Duke bërë të ditur se me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do të takohet në një kohë të afërt, Merkel tha se edhe ata vetë përfitojnë ekonomikisht nga stabiliteti në rajonet përreth BE-së.
“Gjermania dëshiron një Turqi që zhvillohet ekonomikisht. Kjo është në interesin tonë”, u shpreh Merkel.