2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kërkimet për avionin AirAsia, deri më tani gjenden 22 trupa të pajetë

Më të lexuarat

Sot, nga deti u nxorën edhe 13 trupa të pajetë. Tetë trupa u transferuan në spitalin Bayangkara në Surabaya, qyteti i dytë më i madh në vend dhe vendin nga ku avioni QZ8501 fluturoi, bëri të ditur drejtori i Agjencisë Kombëtare Indoneziane për Kërkimin dhe Shpëtim, në konferencë shtypi. Supriyadi shtoi se katër trupa mbetën në anije në detin Java, dhe se 10 të tjerë ndodhen në spitalin Imanuddin në qytetin e afërt të Pangkalan Bun, në krahinën Kalimantan. “Dhjetë trupa së shpejti do të transportohen në Surabaya për identifikim,” shtoi ai.

Në mëngjesin e ditës së gjashtë të kërkimit, luftanija e marinës amerikane gjeti gjashtë trupa në ngushticën Karimata mes ishujve Sumatra dhe Borneo. Admirali Widodo, komandant i Flotës perëndimore të Indonezisë, tha se kushtet e motit nuk do të paraqesin pengesë për transportin e trupave me helikopter. Anija e Malajzisë gjithashtu gjeti trupin e një viktime. Luftanija Indoneziane Banda Aceh lundroi drejt vendit ku u gjetën pjesë nga aeroplani. Në bord janë 57 zhytës me eksperiencë të lartë të cilët mendohet ti fillojnë kërkimet rreth orës 14:00 sipas kohës lokale. Zhytësit dhe helikopterët për ditë të tëra janë penguar nga shirat e dendura dhe erërat e forta.

Besohet se shumica e viktimave mbetën në bordin e aeroplanit të lidhur me rripin e sigurisë. Zhytësit do të kërkojnë në thellësi deri 45 metra. Tatang Zaenudin nga Agjencia tha se anija e sofistikuar Baruna Jaya është fokusuar në kërkim për kutinë e zezë. “Anija është e pajisur me detektorë që reagojnë në sinjalet e kutisë së zezë,” tha ai në një konferencë shtypi.
Përveç Indonezisë, në kërkimi të avionit të zhduku AirAsia janë përfshirë edhe ekipe nga Singapori, Australia dhe Malajzia.

Aeroplani i modelit Airbus A320-200 i kompanisë AirAsia u zhduk javën e kaluar, teksa fluturonte nga drejtimi i ishullit Surabaya për në Singapor. Kontakti i fundit me ekuipazhin e avioni ishte regjistruar të dielën në ora 06:12 sipas kohës lokale, kur piloti kërkoi leje për tu kthyer majtas dhe të fluturoj në lartësi prej 11.600 metra për të shmangur retë dhe stuhitë e fuqishme.

Në aeroplan ishin shtatë anëtarët e ekuipazhit dhe 155 pasagjerë, përfshirë 17 fëmijë dhe një foshnje. Shumica e udhëtarëve ishin indonezianë, ndërsa në aeroplan ishin edhe shtetasit britanik, malejzian, singaporas dhe tre nga Koreja e Jugut. Kjo është fatkeqësia e tretë ajrore e cila ndodhi në vitin 2014. Në mars, avioni MH370 nga Malajzia me 239 pasagjerë u zhduk në linjën e tij për në Pekin, ndërsa katër muaj më pas MH17 u rrëzua mbi Ukrainë. Jetën e humbën që të gjithë 298 pasagjerët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit