Në deklaratën që ka bërë në lidhje me luhatjet në kursin valutor në Turqi kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se nuk do të ishte në interesin e askujt destabilizimi ekonomik i Turqisë.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel bëri një deklaratë lidhur me lëkundjet që janë shënuar këto ditë në kursin e këmbimit në Turqi.
“Destabilizimi i Turqisë në aspektin ekonomik nuk do të ishte në interesin e askujt. Gjermania dëshiron ta shikojë Turqinë në mirëqenie ekonomike”, thekson Merkel në mesazhin e saj.
Edhe zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se stabiliteti ekonomik i Turqisë është në dobi edhe të Gjermanisë, duke shtuar se Berlini po e ndjek nga afër situatën në Turqi.
Kurse Nënsekretari i Kryeministrisë së Italisë, Giancarlo Giorgetti kishte thënë se edhe vendi i tij mund të përballej me një sulm ekonomik të ngjashëm me atë në Turqi.