3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Leftistët marrin flakë kur ua kujton rrënjët socialiste të Nazizmit

Më të lexuarat

Nga Daniel Hanan*

Më 16 qershor 1941, ndërsa Hitleri përgatiste forcat e tij për Operacionin Barbarosa, Jozef Gëbelsi parashihte rendin e ri që do të impononin nazistët në Rusinë e pushtuar. Nuk do të ketë më kthim mbrapa, shkroi ai, për kapitalistët, as për priftërinjtë, as për Carin. Më mirë se sa një Bolshevizëm Jude të përulur Vermahti do të vendoste “der echte Sozialismus”- socializmin real.

Gëbelsi nuk e dyshoi kurrë që ai ishte një socialist. Ai e kuptoi Nazizmin, që ishte një formë më e mirë dhe bindëse e socializmit, se sa ajo e përhapur nga Lenini. Në vend që të përhapej vetë ndërmjet kombeve të ndryshme ai do të operonte brenda njësisë së folkut (volk). Aq totale është fitorja kulturore e së Majtës moderne, saqë thjesht ta përmendësh këtë fakt është tronditëse. Por pak persona atë kohë do ta kishin gjetur atë veçanërisht kundërshtuese. Ashtu si e thotë Xhorxh Uotson në “Literatura e humbur e Socializmit”:

Tashmë është krejtësisht e qartë përtej çdolloj dyshimi të arsyeshëm, që Hitleri dhe bashkëpunëtorët e tij besonin që ishin socialistë, dhe që të tjerët, duke përfshirë demokratët socialistë mendonin po ashtu.

Çelësi është emri. Brezat pasardhës të leftistëve (majtistëve) janë përpjekur të shpjegojnë larg e larg strukturën kaba të Partisë Punëtore Nacional-Socialiste Gjermane, ose si një marifet cinik PR (marrëdhëniesh me publikun), ose si një koincidencë bezdisëse. Në fakt, emri nënkupton atë që thotë.

Hitleri i ka thënë Herman Raushnigut, një Prusian që punoi shumë pak me Nazistët përpara se t’i hidhte poshtë ata dhe të braktiste vendin, se ai e kishte admiruar shumë mendimin e revolucionarëve që e kishte njohur kur kishte qenë i ri; por ai e kishte ndjerë se ata ishin më tepër folës, se sa bërës. “Unë i vura në praktikë atë që këta shitësa dhe kalemxhinj sapo e kishin nisur,”- mburrej ai duke shtuar: “që i gjithë Nacional-Socializmi ishte i bazuar te Marksi.”

Gabimi i Marksit,- besonte Hitleri,- ishte se nxiti Luftën e Klasave në vend të Unitetit Kombëtar. Që i vendosi punëtorët kundër industrialistëve, në vend që t’i fuste që të dy grupet nën të njëjtin rend korporativ. Qëllimi i tij,- i tha ai këshilltarit të vet ekonomik Oto Vagener ishte “ta konvertonte Popullin Gjerman në socializëm thjesht pa i vrarë individualistët e vjetër”- me të cilët nënkuptonte bankierët dhe pronarët e fabrikave, të cilët mund t’i shërbenin socializmit më mirë,- thoshte ai,- duke gjeneruar të ardhura për Shtetin. “Ajo që Marksizmi, Leninizmi dhe Stalinizmi dështuan për ta përmbushur,”- i tha ai Vagenerit,- “ne do të jemi në pozicion për ta arritur.”

Lexuesit leftistë ndoshta janë duke shkumëzuar tashti. Çdoherë që unë e prek këtë subjekt ai nxjerr në pah një reagim gati të tërbuar nga njerëz që e mendojnë veten si progresista dhe e shohin anti-fashizmin si pjesë të ideologjisë së tyre. Eh pra, dreqin, ndoshta tashti ju do ta kuptonit se si ndihemi ne konservatorët kur ju pa e vrarë mendjen e asocioni Nazizmin me “të Djathtën”.

Për të qenë krejtësisht i qartë unë nuk besoj që Leftistët modernë kanë prirje të subkoshiencës Naziste apo urrejtja e tyre për Hitlerin është në ndonjë mënyrë e imagjinuar. Ky nuk është argumenti im. Ajo që dua të bëj unë duke qëndruar para pasqyrës është të merrem me idenë false, se ka një kontinuum ideologjik ndërmjet free-marketirve (ithtarëve të tregut të lirë) dhe fashistave.

Ideja që Nazizmi është një formë më ekstreme e konservatizmit ka gjetur rrugën e saj në kulturën popullore. Ti e dëgjon atë jo vetëm kur studentë të njollosur i ulërasin “fashistë” Torive, por edhe kur ekspertë flasin për parti revolucionare anti-kapitaliste të tilla si BNP apo Agimi i Artë, si “e Djathta ekstreme”.

Ku bazohet kjo lidhje? Shumë përtej një ndjesie të pavlerë, që krahu i majtë do të thotë i mëshirshëm dhe krahu i djathtë është i ndyrë dhe fashistët janë të ndyrë. Kur e shkruan një gjë të tillë ky nocion të tingëllon idiotesk, por mendo pak për grupet përqark botës që BBC fjala vjen, i quan Krahu i Djathtë (Right-ëing): Talebanët, që duan pronësi komunale të të mirave; revolucionarët iranianë që shfuqizuan monarkinë, zaptuan industrinë dhe shkatërruan klasën e mesme; Vladimir Zhirinovskin që mbronte Stalinizmin. Shakaja “Nazistët janë e djathtë ekstreme” është një simptomë e një nocioni më të gjerë, që “Krahu i Djathtë” është sinonimi i “së keqes”.

Njëri nga miqtë e mi një herë m’u ankua për BBC rreth një raportimi për një rast represioni në Meksikë ndaj popullsisë indigjene, në të cilin qeveria ishte etiketuar e “Krahut të Djathtë”. Partia qeverisëse, vërente ai, ishte anëtare e Internacionales Socialiste dhe përsëri gjëja më e ulët ishte në emrin e saj: Partia Institucionale Revolucionare. Përgjigjja e BBC-së ishte krejtësisht e pavlefshme. Po, kishin pranuar ata, partia është socialiste: “por ajo që korrespondenti ynë po përpiqej të nxirrte në pah është se ata ishin autoritaristë”.

Në fakt autoritarizmi është një tipar i zakonshëm i socialistëve të të dy varieteteve, Nacionalistë e Leninistë, të cilët nxitojnë ta shtyjnë njëri-tjetrin në kampet burgje ose përpara skuadrave të pushkatimit. Secili fraksion e urren tjetrin si heretik, por së bashku ata i përbuzin individualitetet e tregut të lirë si të pashpresë. Beteja e tyre është më e ashpra, vërente Hajeku (Friedrich von Hayek) në 1944, sepse ishte një betejë midis vëllezërve.

Xhonah Goldberg e ka regjistruar këtë fenomen gjerësisht në veprën e tij të madhe Fashizmi Liberal. Shumë njerëz fyen nga libri i tij, dukshëm pa e lëxuar librin përderisa që në faqet e para Xhonah na zbulon, se kjo frazë nuk është e tij. Ai po citon atë progesistin e patëmeta H.G. Uells, i cili në vitin 1932 i tha Liberalëve të Rinj, që ata duhet të bëhen “Fashistë Liberalë” dhe “Nazistë të Ndriçuar”.

Në ato ditë Leftistët më të shquar, duke përfshirë Uellsin, Xhek Londonin, Havelok Ellis etj., prireshin të favorizonin eugjenikën (shkenca që merret me përmirësimin e racës njerëzore) të bindur që frenimi fetar ishte duke i lënë mbrapa zhvillimet për një specie më të shëndetshme. Mënyra e pajustifikuar me të cilën i shkruan pasojat e i kanë fshirë gjerësisht nga diskursi ynë, si këto fjalë të Hitlerit. Ja p.sh., Xhorxh Bernard Shou më 1933:

Shfarosja duhet të vendoset në baza shkencore, nëse duhet nxjerrë në pah njerëzisht dhe apologjetikisht, si dhe tërësisht… Nëse ne dëshirojmë një lloj të caktuar civilizimi dhe kulture ne duhet të shfarosim atë lloj njerëzish që nuk përshtatet me të.

Eugjenika natyrisht që zhvishet drejt e në racizëm. Vetë Engelsi ka shkruar për “plehrat racore”- grupet të cilat nevojshmërisht duhen zëvendësuar pasi Socializmi shkencor do të qëndrojë në këmbë vetë. Piperose pak këtë këndvështrim duke e spërkatur me pak anti-kapitalizëm dhe ju do të merrni një Leftizëm anti-semit- diçka tjetër që e kemi fshirë nga kujtesa jonë, por që të cilën një herë e një kohë e kemi lënë pa thënë. “Në ç’mënyrë, si një socialist, ju mund të mos jeni anti-semitë?”- i pyeti Hitleri anëtarët e partisë së tij më 1920.

A janë Leftistët bashkëkohorë kritikë të Izraelit anti-semitë të fshehtë? Jo, jo në pjesën më të madhe të rasteve. A kanë socialistët modernë një dëshirë të zjarrtë të brendshme për t’i futur nëpër burgjet kampe skeptikët e ngrohjes globale? JO. A e duan Kejnesianët të gjithë aparatusin e korporatizmit të shprehur nga Musolini si “gjithçka në shtet, asgjë jashtë shtetit”? Përsëri JO. Ata janë idiotë që çkreditojnë çdo kauzë natyrisht, por pjesa më e madhe Leftistëve janë njerëz të sinqertë në përkushtimin e deklaruar në të drejtat e njeriut, dinjitetin personal dhe pluralizmin. Halli im me shumë Leftistë (jo me të gjithë) është shumë i thjeshtë. Duke refuzuar kthimin e një komplimenti, dhe duke marrë pozicionin e një epërsie morale ata e bëjnë dialogun politik pothuajse të pamundur. Duke përdorur nofkën “Krahu i Djathtë” për të nënkuptuar “diçka të padëshirueshme” është një shembull i vogël, por shumë i rëndësishëm.

Herën tjetër që ju do t’i dëgjoni Leftistët të përdorin fjalën fashist si një fyerje të përgjithshme butësisht po nxjerrin në pah ndryshimin ndërmjet asaj që pëlqejnë ta imagjinojnë qëndrimin e NSDAP dhe asaj që ata proklamojnë sot.

Përktheu: Roald A. HYSA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit