3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Televizori i ri inteligjent i Samsung do të përdorë sistemin operativ Tizen

Më të lexuarat

Sistemi operativ i Samsung, Tizen që në fillimet e tij ka hasur probleme të shumta ndaj dhe lançimi i tij, i programuar për 2014, u shty për në vitin 2015. Por pavarësisht të gjithave, kompania koreane nuk ka hequr dorë nga Tizen. Së fundmi ajo ka lajmëruar se televizori i saj inteligjent i ardhshëm do të përdorë sistemin operativ Tizen.

Samsung deklaroi se ky ndryshim në sistemin operativ, e bën më të lehtë procesin e lidhjes së këtij televizori me pajisje të tjera. Përdoruesit do mund të shkëmbejnë të dhëna mes smartfonit dhe televizorit të tyre vetëm përmes një lidhje wi-fi. Madje ata do të shohin televizor nga smartfonët apo tabletët e tyre edhe kur televizori inteligjent është i fikur. Kjo pajisje është gjithashtu e integruar me akses për përdorimin e PlayStation, Samsung Sport Live dhe Milk Video.

Rivali Korean i Samsung, LG korri një sukses të madh me platformën e re televizive duke shitur më shumë se 5 milion njësi në 8 muajt e parë të hedhjes në treg. Ashtu si LG dhe Samsung po kërkon të hyjë në treg fuqishëm edhe falë bashkëpunimit me Intel. Duket se ajo po kërkon që sistemi Tizen të përdoret në më shumë pajisje që aktualisht përdorin Android. Samsung akoma nuk ka dhënë informacion për çmimin apo disponueshmërinë e televizorëve të saj Tizen por për këtë pritet të mësohet më shumë në eventin CES 2015 javën që vjen./PCWorldAl/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit