1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Fundi i 2014, merr me vete mijëra fëmijë të vrarë nga regjimi i Asadit

Më të lexuarat

Fundi i 2014, merr me vete mijëra fëmijë të vrarë nga regjimi i Esedit
Me përfundimin e orëve të fundit të vitit 2014, regjimi sirian vazhdoj bombardimin e fshatrave dhe qyteteve, për të regjistruar një vit tjetër katastrofal për popullatën siriane. Vetëm këtë vit u vranë nga bombardimet mbi 32 000 civil, prej tyre mbi 4 mijë fëmijë.
Nga llava e shpërthimit të bombave me barrela, nuk ka imunitet askush, ato hudhen vazhdimisht në zona të banuara me civil, pa pasur aspak mëshirë se viktimat do të jenë fëmijë dhe civil.
Një ndër zonat që ka përjetuar bombardim intenziv, është edhe zona e Xhobarit në Damask, ku për muaj të tërë bombardohet nga artileria dhe nga ajri, dhjetëra mijëra të plagosur, është bilanci i tyre, viktimat shtohen shpesh edhe gjatë kërkimit të viktimave të para, nën rrënojat e shtëpive të bombarduara.
E njejtë është situata në Homs dhe në shumicën e vendeve të tjera. Totali i viktimave të Esedit, në 75% të tyre janë civil.

Alahadath/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit