4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bundesliga zyrtarizon teknologjinë në fushë

Më të lexuarat

Më në fund, pas një debati të gjatë, 18 klubet e Bundesligës vendosën zyrtarisht vendosjen e teknologjisë në vijën fatale. Në mbledhjen e së enjtes është votuar në shumicë futja e “syrit të skifterit”. 15 klube votuan pro, ndërsa 3 kundër. Për të miratuar ligjin nevojiteshin 2/3-at e votave, çka solli edhe zyrtarizimin e saj që nga 1 korriku 2015 për sezonin 2015-2016. Operatori Hawk-Eye Pra, nga sezoni 2015-2016 nuk vendosin më gjyqtarët për golat “fantazmë”, por teknologjia e instaluar nga operatori britanik Hawk-Eye, i themeluar nga matematicieni britanik Paul Hawkins në vitin 2001. Sistemi funksionon me instalimin e 14 kamerave në hapësirat e stadiumit, pra 7 kamera për secilën portë. Nëse topi ka kaluar vijën fatale, Përgatiti: ENIAR IBRO atëherë në orën e gjyqtarit pulson “gol”. Nëse topi do të futet në portë nga anësoret në rast të rrjetave të çara, siç ndodhi me golin e Leverkusenit, atëherë kamerat ofrojnë me sekonda pamje filmike. Kjo teknologji është vënë në funksion në 230 stadiume të sporteve të ndryshme. Në Angli u fut që në sezonin 2013-2014. Teknologjia funksionoi në Botërorin e klubeve 2013, Lojërat Olimpike dhe në Botërorin 2014 në Brazil. Kjo teknologji përdoret si në tenis, snuker dhe kriket dhe në futboll është certifikuar nga FIFA me propozim të IFAB-it.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundesliga/bundesliga-zyrtarizon-teknologjine-ne-fushe/#ixzz3L2c5RAY0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit