4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Stanozololi, substanca që ka penalizuar kampionë

Më të lexuarat

Sipas burimeve pranë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Begaj i është nënshtruar 3 herë testit të anti-dopingut përpara fillimit të Botërorit.

Dyshimet e ngritura për titullin botëror të Romela Begajt erdhën në një moment kur sporti shqiptar e mbi të gjitha peshëngritja shqiptare po përjetonte një moment të artë. Vetë atletja, sipas burimeve pranë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i është nënshtruar 3 herë testit të anti-dopingut përpara fillimit të Botërorit dhe në të treja ka rezultuar e pastër, por komunikimi nga ana e IWF për pozitivitet ndaj substancës stanozolol ka ngritur dyshime mbi medaljen e saj të artë. Por çfarë është konkretisht stanozololi?

Ajo është një substancë sintetike, e cila merret nëpërmjet rrugëve orale ose injektimeve në muskuj dhe në pacientët normalë përdoret kryesisht për kurimin e anemisë. Stanozololi ndihmon në rritjen e masës muskulare, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Përdorimi i kësaj substance te njerëzit lejohet që prej vitit 1962, ndërkohë që prej vitit 1974, IOC e ka vlerësuar atë si një substancë të ndaluar nga sportistët. Me stanozolol kanë rezultuar pozitivë në të kaluarën dhe kampionë të mëdhenj si Ben Johnson, që humbi titullin olimpik në garën e 100 metrave në Olimpiadën e Seul 1988, apo rusja Olimpiada Ivanova, e cila u pezullua për dy vjet në vitin 1997 dhe ju hoq medalja e argjendtë në Botërorin e Atletikës në garën e 10 mijë metrave.

Andi Deçka/SS

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit