3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdogan: Nuk mjaftohemi me suksese historike, kërkojmë akoma më shumë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia nuk do të mjaftohet kurrë me pozicionin ku gjendet falë sukseseve të mëdha të arritura në historinë turke de shtoi: “Kemi kodra më të mëdha për tu ngjitur”.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia nuk do të mjaftohet kurrë me pozicionin ku gjendet falë sukseseve të mëdha të arritura në historinë turke de shtoi: “Kemi kodra më të mëdha për tu ngjitur”.

Kreu i shtetit turk, i cili ndodhej në Johanesburg të Afrikës së Jugut për Samitin e 10-të të BRICS-it (formuar nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), u takua në një darkë pune me biznesmenët më të njohur të vendit.

Fjalimin e tij Erdoani e filloi duke përkujtuar liderin e themelimit të Afrikës së lirë të Jugut dhe Presidentin e parë të vendit, Nelson Mandela dhe vijoi duke thënë se në zhvillimin e një vendi, sa është përcaktues vullneti i fuqishëm polıtık për të realizuar objektivat ekonomike, aq është përcaktues edhe qëndrimi i botës së biznesit.

Ai theksoi se një mobilizim për zhvillim i pambështetur dhe i pa kryesuar nga biznesmenët nuk ka shansin për të qenë i suksesshëm.

Presidenti Erdoan u shpreh se në suksesin e Turqisë, të arritur këto 16 vitet e fundit, një meritë të madhe kanë edhe biznesmenët që kanë punuar së bashku me politikanët, që kanë marrë parasysh rreziqet dhe që janë përpjekur për të arritur në sukses.

Që kur erdhëm në detyrë në vitin 2002 e deri më sot – tha Erdoani – Turqia ka realizuar vrullin më të madh ekonomik në histori.

“Pavarësisht të gjithë paqëndrueshmërisë përreth nesh, përleshjeve, shqetësimeve, tentativës për grusht shteti (15 korrik 2016), ekonomia e vendit tonë në vitin 2017 u rrit 7,4%. Me këtë arritje Turqia zuri vendin e parë ndër vendet e G20 dhe vendin e dytë ndër anëtaret e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Pavarësisht arritjes së suksesit më të madh në histori ne nuk u mjaftuam me pozicionin tonë. Kemi shumë kodra të mëdha për të kaluar. Gjithmonë jemi munduar për më të mirën, më të bukurën dhe më të lartën. Përgjithësisht në të njëjtën mënyrë i qasemi edhe kontinentit të Afrikës dhe veçanërisht Afrikës së Jugut” tha Rexhep Tajip Erdoan.

Presidenti i Turqisë bëri të ditur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve gjatë 16 viteve të fundit kanë pasur një përparim për tu lavdëruar.

Por ai theksoi se vëllimi tregtar prej 2,2 miliardë dollarësh ndërmjet dy vendeve nuk është i mjaftueshëm dhe ky vëllim në etapën e parë duhet rritur në 10 miliardë dollarë.

Erdoani theksoi se Turqia dëshiron të jetë miku i vërtetë dhe partner në fatin e Afrikës.

“Synimi ynë është të fitojmë së bashku dhe të jemi të suksesshëm së bashku” tha Erdoani.

Ai iu drejtua biznesmenëve me fjalët: “Unë kërkoj nga ju të keni besim tek Turqia dhe të besoni në investimin produktiv të Turqisë” dhe kërkoi që të fillohen përgatitjet me ministrat dhe autoritetet përkatëse në mënyrë që mbledhja e ardhshme të zhvillohet në Stamboll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit