-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Disa nga veçoritë më të rëndësishme të Android Lollipop

Më të lexuarat

Google kohët e fundit ka lançuar versionin 5.0 të platformës mobile Android me emërtimin Lollipop. Versioni i përditësuar i këtij sistemi operativ mjaft popullor ngadalësisht po e gjen rrugën edhe për në pajisjet e tjera më të vjetra.

Në këtë artikull do të përshkruajmë disa nga veçoritë më të mira të Android 5.0 Lollipop që të gjithë duhet ti dinë. 

Ndërfaqja e re Material Design
Gjëja e parë që do të vëreni pas përditësimit në Android 5.0 Lollipop është ndërfaqja e ridizenjuar. Filozofia Material Design sjell një pamje më të pastër dhe më të lehtë për syrin të sistemit operativ.

Një ndërfaqe e re e kyçjes së ekranit
Njoftimet tashmë shfaqen edhe në ndërfaqen e kyçjes së ekranit. Këto njoftimet janë të vendosura në qendër të ekranit ku me një prekje të dyfishtë mbi to do të bëjë të mundur ridrejtimin tuaj për tek aplikacioni respektiv.

Fshehja e përmbajtjeve sensitive në njoftime
Nëse nuk jeni një adhurues tashmë një veçori më e re në Android Lollipop ju largon këtë shqetësim. Tashmë njoftimet mund të çaktivizohen kur bëhet fjalë për përmbajtje sensitive. Për të aktivizuar mjafton të vizitoni panelin e cilësimeve (Settings), më pas klikoni në opsionin e zërit dhe njoftimeve (Sound & Notification) ndjekur nga opsioni (When device is locked) në fund të ekranit.

Modaliteti për ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë
Një veçori e re në Android Lollipop 5.0 premton të shtojë 90 minuta ekstra në jetëgjatësinë e baterisë. Për të aktivizuar këtë veçori, vizitoni cilësimet (Settings), klikoni tek opsioni i baterisë (Battery), duke klikuar mbi butonin e menusë zgjidhni opsionin Battery Saver.

Veçoria “Mos më shqetëso”
Në momentin që do të ndryshoni tingullin e njoftimeve menjëherë do të shfaqen disa opsione shtesë. Këto janë pjesë e një veçorie të quajtur modaliteti Prioritet (Priority mode). Nëse përzgjidhni opsionin “None” do të ç’aktivizohen të gjitha njoftimet madje edhe alarmi i zgjimit. Ndërsa modaliteti Prioritet do të shfaqë vetëm njoftimet e aprovuara. Vizitoni Cilësimet (Settings), më pas klikoni zërin dhe njoftimet (Sound & Notifications) dhe më pas përzgjidhni opsionin Interruptions.

Tashmë mund të kërkoni tek panelet e cilësimeve
Nuk mund të gjeni atë që dëshironi në menunë e cilësimeve (Settings)? Android 5.0 Lollipop tashmë përfshin edhe një opsion specifikisht për cilësimet.

Modaliteti “mysafir”
A e përdorin telefonin tuaj edhe familja? Tashmë ju mund të krijoni profile të shumëfishta përdoruesish duke ruajtur veçmas aplikacionet personale, kontaktet dhe fotot tuaja. Ekziston edhe një modalitet “mysafir” për përdoruesit e përkohshëm.

Cilësimet e shpejta tashmë të përmirësuara
Menuja e cilësimeve të shpejta në Android 5.0 është përmirësuar ndjeshëm. Tashmë pjesë e saj është edhe një slider ku mund të rregulloni edhe shkëlqimin së bashku me një opsion në kyçjen e rrotullimit të ekranit.

Kontrolli i shpejtë i përdorimit të të dhënave mobile
Një nga veçoritë e reja të menusë së shpejtë të cilësimeve (Quick Settings) është mundësia për të kontrolluar përdorimin e të dhënave mobile. Mjafton të tërhiqni poshtë menunë dhe të klikoni mbi ikonën e rrjetit.

Shkëlqimi “Adaptive Brightness”
Versionet e mëparshme të Android përfshinin një veçori automatike të shkëlqimit të ekranit i cili automatikisht rregullonte shkëlqimin bazuar në mjedisin ku gjendeshit. Kjo veçori është zëvendësuar nga një modalitet i shkëlqimit adaptiv i quajtur ndryshe “Adaptive Brightness”. Kjo ju jep një kontroll më të lartë mbi shkëlqimin e ekranit sepse pasi që ta rregulloni manualisht, ky modalitet përshtat edhe më tej preferencën tuaj.

Performancë e përmirësuar
Një veçori që nuk do të shikoni me sytë tuaj në përditësimin Android 5.0 është kalimi në një ART të re e quajtur ndryshe dhe Android Runtime. Me pak fjalë, ART-ja e re përmirëson performancën e pajisjeve tuaja duke ndihmuar në përmirësimin e jetëgjatësisë së baterisë.

Kontrolli i statistikave të jetëgjatësisë së baterisë
Përveç përmirësimeve në jetëgjatësinë e baterisë, Android 5.0 sjell edhe më tepër informacion rreth saj. Nëse vizitoni panelin e cilësimeve dhe përzgjidhni opsionin e baterisë do të mund të shikoni edhe kohën deri në konsumin e plotë të baterisë. Nëse vendosni në ngarkim do të mund të shikoni edhe kohën deri në ngarkimin e plotë.

Më shumë përdorim të NFC
Veçoria Android Beam e cila fillimisht është prezantuar në Android 4.0 Ice Cream Sandwich është përmirësuar që nga lëshimi i Lollipop. Përdoruesit më parë mund të ndanin vetëm lidhje në ueb, kontaktet dhe video në YouTube, por tashmë mund të ndajnë çdo gjë me vetëm një prekje. Me NFC tashmë mund të kopjoni të dhëna nga një telefon i vjetër Android në një të ri./PC World

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit