-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Truri kupton gënjeshtrën brenda një sekonde

Më të lexuarat

Disa studiues kishin për qëllim që të studionin se sa kohë i duhet trurit tonë për të kuptuar një gënjeshtër.
Ky ekip italo-amerikan e nisën studimin e tyre me 30 studentë përpara 280 fotografive, në imazhe tregoheshin 8 aktorë profesionistë në gjendje të ndryshme emocionale dhe këto foto shoqëroheshin me përshkrime jo përkatëse për gjendjen që pasqyronin.

Gjatë vëzhgimit të fotove studentët u vunë nën monitorimin e tomografisë elektromagnetike, që shërbente për matjen e aktivitetit celebral. Nëpërmjet kësaj metode u arrit në përfundimin se trurit tonë i mjaftojnë 300 të mijtat e sekondës për kuptuar një gënjeshtër.

Ky raport që u publikua në revistën shkencore “Plos One” zbuloi gjithashtu se përgjegjës për ndarjen e së vërtetës nga gënjeshtra është korteksi i lobit frontal. /KP

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit