6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hoxha i kënaqur me dënimin e Mujës

Më të lexuarat

Iniciuesi i dy rasteve të aktakuzës së kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, ish-këshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha, është i kënaqur me verdiktin e dënimit të Mujës nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai thotë se dënimi për Mujën dhe të tjerët është minimal, megjithatë i pranueshëm.
“Vendimi Gjykatës Themelore është më tepër se minimumi, megjithatë e vlerësoj, sepse ne duhet të besojmë në institucione”, tha Hoxha për “PrizrenPress”.

Ridvan Hoxha, në cilësinë e këshilltarit komunal të LDK-së, ka qenë njëri ndër iniciatorët që ka dërguar në Prokurori shkeljet ligjore që kishte bërë kryetari Ramadan Muja.

Ai nga fillimi është shprehur i sigurt se Muja kishte shkelur ligjin me “dy këmbë”.

Hoxha thotë se është i lumtur që drejtësia më në fund tregojë se funksionon edhe në Kosovë.

“Personalisht si një ish-këshilltar i Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe iniciuesi i dy rasteve të aktakuzës, prej katër gjithsej, jam i kënaqur me vërtetimin e fajësisë. Dënimi edhe pse duket i vogël në fakt vërteton se kjo strukturë në krye me kryetarin Ramadan Muja nga Gjykata janë shpallur si zullumqar dhe të paaftë për të qeverisur me tutje me Prizrenin”, tha Hoxha për PrizzrenPress.

Ai thotë se,Ramadan Muja edhe sot është duke i shkaktuar dëme të mëdha qytetit të Prizrenit.

Ish-këshilltari Hoxha thotë se ndjehet i lumtur që me veprimet e tij, ka arritur të mbrojë pasurin e qytetarëve të Prizrenit.

“ I motivuar me mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve të Prizrenit dhe të Kosovës kam vepruar konform votëbesimit që më është dhënë nga vetë qytetarët dhe pretendimet e mia për shkelje të ligjeve të aplikueshme të Kosovës janë vërtetuar”, tha Hoxha

“Vendimi i Gjykatës e shpall fajtor kryetarin e Komunës Ramadan Mujën dhe veç kësaj ia ndalon të ushtrojë detyra publike në 30 muajt e ardhshëm. Ia ndalon sepse ai mund të marrë edhe vendime të tjera të ngjashme duke vazhduar ta dëmtojë qytetin dhe qytetarët e Prizrenit”.

Sipas tij, dënimi me kusht i Mujës është një kursim për vet Mujën dhe shtetin e Kosovës

“Muja edhe i dënuar edhe e ha bukën në shtëpi të vetë duke mos i shkaktuar shpenzime shtetit. Për mua personalisht akuza se Muja dhe zyrtarët tjerë komunalë janë të dëmshëm për shoqërinë është më e rëndë se çdo masë me burg”.

Hoxha thotë se Ramadan Muja përsëri nuk e tregon as një pikë morali. “Ai në vend se të ofrojë dorëheqje dhe ta vazhdojë betejën me drejtësinë në shkallët tjera, vazhdon të qëndrojë aty ku është vlerësuar se është i dëmshëm, duke u bërë gaz i botës”.

“Qyteti i Prizrenit dhe qytetarët e Prizrenit, nuk mund dhe nuk duhet ta durojnë këtë amoralitet politikë. Opozita duhet të bashkohet për të mos lejuar që njerëzit e dëmshëm të vazhdojnë të qeverisin me qytetin tonë. Qyteti dhe qytetarët e Prizrenit nuk do ta durojnë këtë amoralitet politik”, tha Hoxha. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit