-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kryeministri Erdogan i telefonoi Presidentit Putin

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë kësaj bisede u shqyrtuan zhvillimet e fundit në Republikën Autonome të Krimesë.

Biseda që u realizua me kërkesë të Kryeministrit Erdoan, zgjati afërsisht gjysmë ore.

Duke e bërë të ditur se detyra për zgjedhjen e krizës fillimisht i takon ukrainasve, Kryeministri Erdoan tha se destabilizimi i këtij vendi do të ketë ndikim negativ në tërë rajonin.

Kryeministri gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar në përputhje me parimet themelore të marrëdhënieve mes dy vendeve për të kapërcyer krizën.

Gjatë bisedës Kryeministri gjithashtu tha se komunitetet tatare dhe ruse që janë elementet përbërëse të Krimesë duhen që së bashku me ukrainasit të formojnë një bazë që do të siguronte një jetë të përbashkët në paqe mes komuniteteve./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit