E ndërsa Ukraina shpalli mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë rezervistëve të saj dhe Rusia ka praktikisht nën kontroll të gjithë krahinën e Krimesë më poshtë po ofrojmë disa të dhëna statistikore në lidhje me arsenalin ushtarak dhe forcat toksore, ajrore dhe detare që kanë dy shtetet që janë në prag të luftës.
Numri i forcave tokësore aktive
Ukraina: 57 mijë
Rusia: 395 mijë
Forcat ajrore (personeli)
Ukraina: 41 mijë
Rusia: 160 mijë
Flota detare (personeli)
Ukraina: 15 mijë
Rusia: 133 mijë
Të aftë për të mbajtur armë
Ukraina: 11,1 milionë banorë
Rusia: 69,1 milionë banorë
Tanke
Ukraina: 642
Rusia: 12 500
Mjete të blinduara
Ukraina: 2 065
Rusia: Mbi 16 mijë
Helikopterë
Ukraina: 72
Rusia: Mbi 840
Gjuajtës
Ukraina: 210
Rusia: Mbi 1 800
Bombardues
Ukraina: 36
Rusia: 177
Raketa (balistike)
Ukraina: 716
Rusia: Mbi 5 700
Raketa me mbushje bërthamore
Ukraina: 0
Rusia: Në gatishmëri 350, në rezervë mbi 10 mijë (me reze të ndryshme veprimi)
/bs/kohaislame