“Do të luftojmë së bashku që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës tha se “Do të luftojmë së bashku që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në Twitter presidenti Erdoğan publikoi një mesazh në lidhje me 23 përvjetorin e gjenocidit të Sebrenicës.
“Uroj mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë boshnjakë që ranë dëshmorë në gjenocidin e Srebrenicës, i cili 23 vjet më parë është përjetuar në sytë e Evropës dhe të cilin e shoh si një nga ngjarjet më të turpshme të historisë. Ne do të luftojmë së bashku për të parandaluar që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, thuhet në mesazhin e Erdoğan-it.