2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan: Do të përpiqem të jem president i denjë për popullin tonë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, theksoi se do të jetë i denjë për popullin e Turqisë pas marrjes së detyrës zyrtare si presidenti i parë i vendit nën sistemin e ri të qeverisjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e inagurimit në Rezidencën Presidenciale në Ankara, në të cilën të pranishëm ishin edhe presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve, përfshirë edhe nga rajoni.

“Populli ynë asnjëherë nuk na la vetëm, nuk na la në rrugë. Më 24 qershor na zgjodhi edhe një herë për t’i shërbyer”, tha Erdogan.

“Do të përpiqem të jem i denjë për popullin tonë me vetëdijen se jam presidenti i 81 milionëve, jo vetëm i atyre që na votuan”, shtoi ai.

Siç tha presidenti turk, sistemi i ri presidencial i qeverisjes nuk është detyrim, por preferencë e qëlluar drejt së cilës i ka orientuar historia.

“Me sistemin presidencial të qeverisjes jemi duke kaluar në një model të ri të qeverisjes përtej eksperimenteve që kemi perjetuar gjatë kërkesës sonë afër 150 vjeçare për demokraci dhe republikës sonë 95 vjeçare”, deklaroi Erdoğan.

Ai paralajmëroi zhvillim dhe avancim të mëtutjeshëm të sistemit të ri të qeverisjes dhe fuqizim të shtetit social në periudhën e re.

“Do ta forcojmë Turqinë në të gjitha fushat, përfshirë industrinë e mbrojtjes dhe sigurinë kufitare”, tha më tej Erdoğan.

Po ashtu, presidenti turk njoftoi se kabineti i parë qeverisës nën sistemin e ri presidencial do të mblidhet të premten.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Pas ceremonisë së inagurimit, Erdoğan pritet të mbajë konferencë për media në të cilën do të shpalosë kabinetin e ri presidencial.

Ndryshe, më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit