3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Për 3 muaj, ky është numri i kosovarëve që janë kafshuar nga gjarpërinjtë

Më të lexuarat

Nga muaji prill e deri më sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, kanë kërkuar trajtim mjekësor 18 persona të cilët janë kafshuar nga gjarpërinjtë. Prej të cilëve 14 raste kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe janë ndalur për trajtim në këtë Klinikë, ndërsa katër raste janë liruar menjëherë.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKU Hamdi Ramadani ka thënë se ky numër është i madh për këtë periudhë.

Ramadani ka thënë se të kafhsuarit nga gjarpri përkundër gjendjes së rëndë që kanë pasur, pasi që kanë marrë trajtimin mjekësor nga klinika kanë dal në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nga muaji prill e deri më sot ne kemi ndal në mjekim ose trajtim në klinikën tonë 14 raste… Gjendja e të gjithë këtyre rasteve të cilat janë ndal ka qenë e rëndë, në kuptimin që këta kanë manifestuar së pari ato që ne i quajmë simptoma të përgjithshme, plogështi, lodhje, të vjella. Së dyti, kanë qenë simptomat karakteristike në vendin ku ka ndodh kafshimi, më së shumti në dorë ose në ekstremitetet e poshtme me enjte të madhe, këmba ka qenë plotësisht e palëvizshme, këto raste me tension të ulët, me temperaturë. Gjendja e të gjitha këtyre rasteve ka qenë e rëndë dhe trajtimi ka qenë pesë ditor, gjashtë deri në 10 ditë ose 12 ditor me terapi emergjente dhe suporte”, ka thënë Ramadani për KosovaPress.

Në këto 14 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë, Ramadani tha se ka pasur raste ku është dashur të bëhet edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërsa, katër raste sipas Ramadanit kanë marrë shërbim ambulantor, por që nuk ka pasur nevojë që të shtrihen në spital.

“Kemi pasur në shërbim ambulantor plus katër raste, do të thotë kafshim nga gjarpri, por këta pacientë nuk kanë manifestuar atë që ne e quajmë sëmundje e gjarprit po kanë qenë vetëm aksidentalisht të kafshuar po jo të manifestuar me sëmundjen, por ka qenë vetëm kafshime. Këta i kemi trajtuar në formë ambulantore, është bërë pastrimi i plagëve, është dhënë terapia dhe janë mbajtur rastet në rikontroll ose rikonsulta sipas nevojës. Që do të thotë 14 plus 4 raste që do të thotë se ne i kemi deri më sot të regjistruara diku 18 raste nga kjo sëmundje e kafshimit nga gjarpri”, tha ai.

Në Klinikën Infektive sipas drejtorit Hamdi Ramdani, përveç që kanë staf mjekësor të përgatitur për trajtimin e këtyre rasteve, ka edhe rezerva të mjaftueshme të terapisë që merret në rastet kur dikush kafshihet nga gjarpri.

“Neve kemi një ekip mjekësor mjaft të përgatitur, por kemi edhe terapitë që është terapi antiserumale apo injeksioni kundër helmit ost kafshimit të gjarprit. Pra, janë serume të cilat merren, ruhen, janë të përgatitura mirë dhe të cilat ruhen në frigorifer me temperaturë minus 3 ose 4, të cilat ne i posedojmë edhe në klinikën tonë, po kemi edhe sasi në rezervë edhe në Barnatoren Qendrore. Do të thotë kemi rezerva diku 10 doza, të njëjtën dozë e kemi edhe në Barnatoren Qendrore të QKUK-së”, tha Ramadani.

Ai ka potencuar se në rast të kafshimit nga gjarpri, gjëja thelbësore që personat duhet të bëjnë është që të lajmërohen në qendrën më të afërt mjekësore në kohë sa më të shkurtër.

“Këta duhet të lajmërohen në ambulancën më të afërt të komunës, aty jepet ndihma e parë, pastrohet plaga, shihet se a ka qenë kafsha helmues ose nuk ka qenë, sepse ju e dini kafshët ose gjarpërinjtë janë helmues dhe jo helmues. Në qoftë se konstatohet se ai gjarpër është helmues, pra ka shkaktuar sëmundje shfaqen simptomat, kanë dhimbje të kokës, kanë marramendje, ndjehen të lodhur, pastaj fillon menjëherë në vendin ku ka ndodhur kafshimi të shfaqet ajo që në mjekësi quhet afekti primar, enjtja e atij regjioni, mavijosja e atij regjioni se bllokohen enët e gjakut. Menjëherë duhet të referohen në Qendrën Klinike Universitare dhe ne menjëherë bëjmë terapinë specifike, si dhe normalisht i ndalim për mjekim këto raste sepse përveç dhënies së serumit këta të sëmurë nënkuptojnë edhe terapi suporte, infuzione, marrin analiza në kuptimin e infeksioneve, marrjen e antibiotikëve. Kështu që nevojitet një kurë terapeuti ke disa ditore”, thotë Ramadani.

Nga këto 18 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të QKUK-së, pacientët kanë qenë nga komuna të ndryshme të Kosovës, ku ka pasur raste nga Prishtina, Podujeva, Skenderaj, Drenasi, Lipjani, Graçanica, Hani i Elezit dhe Mitrovicës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit