-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqi: Nga sot trajtimi i kancerit në spitalet publike do të jetë 100% falas

Më të lexuarat

Sigurimi i barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda, si tumori, kanceri etj, kanë qenë sfidë e rëndë për shumë vite në Turqi, ne vitin 2010 qeveria turke mori vendim që barnat e këtyre sëmundjeve të jepen falas nën sigurimin shëndetësor.
Qeveria turke ne fillim të vitit 2018 shpalli si prioritet sigurimin e pajisjeve të reja diagnostikuese në planin e masave që do të ndërmerren nga dikasteri i shëndetësisë, kundrejt parandalimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve, të cilat gjatë viteve të fundit kanë arritur në nivele shqetësuese.

Gjatë raportimit të bërë sot në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në Kuvend, ministri i Shëndetësisë turke, Dr. Ahmet Demircan ka konfirmuar se tani e tutje trajtimi i kancerit në spitalet publike do të jetë 100% falas.

Lajmi i ministrit për një kohë shumë të shkurtër gjeti një shtirrje masive në vend, sipas mediave turke statistikat e vitit 2017 tregojnë se në Turqi janë identifikuar 160 mijë të sëmurë nga llojet e ndryshme të kancerit, transmeton Gazeta e Re.

Trajtimet e kësaj sëmundjeje në Turqi deri sot kishin një kosto te rende, trajtimet fillonin nga 4500-6500€

Me këtë vendim Turqia bëhet shteti i tretë në botë ku trajtimi i kancerit është 100% falas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit