3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dënohet i akuzuari për shitje të marihuanës te ushtarët e KFOR-it

Më të lexuarat

Në Gjykatën të Mitrovicës pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, ka përfunduar në tërësi gjykimi në rastin e të akuzuarit për narkotikë.

I akuzuari Burim Kadriu të martën është dënuar me 2 vjet dënim me kusht, nëse për periudhën kohore prej tri vite nuk kryhen asnjë vepër tjetër penale, si dhe dënim me gjobë në vlerë prej 500 euro.

Sipas aktakuzës së ngritur në vitin 2009 nga Prokuroria e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, Burim Kadriu dhe Gëzim Hasani akuzohen se nga data e pacaktuar e muajit janar të vitit 2009 deri në fund të marsit të po të njëjtit vit kur edhe ishin arrestuar, në grup të organizuar pa autorizim kanë blerë, poseduar, shpërndarë dhe shitur substanca e preparate narkotike të llojit hashash dhe marihuanë.

Bazuar në aktakuzë, vepra nga të akuzuarit ishte kryer derisa i akuzuari Gëzim Hasani hashashin e kishte siguruar nga një person me emrin Denis ndërsa marihuanën e kishin përgatitur së bashku nga një bimë e marihuanës për shitje e pastaj sipas marrëveshjes me të akuzuarin Burim Kadriu kishin bërë shpërndarjen e saj duke ua shitur personave të tjerë.

Aktakuza thotë se në mars të vitit 2009, i akuzuari Kadriu nga i akuzuari tjetër Gëzim Hasani kishte marrë 10 paketime të marihuanës me qëllim që t’ia shesë pjesëtarëve të KFOR- it francez me çmim prej 5 euro për një paketim.

Pas bastisjes së të akuzuarit Burim Kadriu, tek i njëjti ishin gjetur 10 paketime të marihuanës rreth 30.75 gramë, ndërsa në shtëpinë e të akuzuarit Gëzim Hasani gjatë bastisjes ishin gjetur të fshehura 7 paketime nga hashashi në formë pluhuri rreth 33.63 gramë, të cilat edhe ishin konfiskuar.

Paraprakisht gjatë mbajtjes së seancës së shqyrtimit fillestar në këtë gjykatë është bërë veçimi i procedurës lidhur me të akuzuarin Gëzim Hasani.

Hasani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa nga raporti i policisë ishte vërtetuar se ai gjendet në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit