-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Provokim i ri i Putinit: Njësitet ushtarake i quan me emra të qyteteve të Ukrainës

Më të lexuarat

Njëmbëdhjetë divizione dhe regjimente të forcave të armatosura ruse kanë marrë emra të rinj. Kështu një regjiment quhet sipas qytetit ukrainas Lavov, derisa një tjetër e ka marrë emrin “Zhitomir-Berlin”.

Emra të rinj i janë dhënë njësiteve ushtarake, të cilat janë krijuar viteve të fundit, shkruan RT.

Kështu regjimenti i gjashtë tankist i divizionit të 90 e ka marrë emrin Lavov, sipas qytetit të dikurshëm polak i cili ishte aneksuar nga ana e Ukrainës pas Luftës së Dytë Botërore. Ky veprim mund të jetë provokim ndaj popujve në të dyja anët e kufirit, transmeton Insajderi.com.

Në Poloni një numër i madh i njerëzve ende e konsiderojnë se ky qytet është i tyre, derisa në Ukrainë Lavovin e konsiderojnë si “djep të identitetit kombëtar” dhe theksohet si qyteti më i kulturuar në këtë vend.

Qytetet tjera të Ukrainës emrat e të cilëve janë “vjedhur” nga ushtria ruse janë Zhitomir dhe Njizhin, të cilët gjenden në pjesën qendrore të vendit.

Një regjiment i artilerisë e ka marrë emrin Transilvania, e cila është e njohur jo vetëm si vendlindje e Drakullës por edhe sipas konfliktit shumëvjeçar etnik, e që në fund rezultoi me ankesimin e kësaj pjese nga ana e Hungarisë gjatë luftës.

Një regjiment tjetër e ka marrë emrin Gornji Dnjepar, sipas lumit në Ukrainë.

Këto emërtime janë dhënë sipas një sërë urdhëresash të cilat i ka nënshkruar kryetari rus Vladimir Putin dhe janë publikuar të hënën./insajderi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit