4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

BE reagon ndaj Izraelit për prishjen e vendbanimeve beduine

Më të lexuarat

BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Izraelit që të tërhiqet nga vendimi i tij për të shembur shtëpitë dhe stanet që u përkasin beduinëve në rajonin Khan al Ahmar në Kudsin Lindor, të pushtuar nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga sekretaria e komisionit të BE-së thuhet se “Planet e Izraelit për shembjen dhe ndërtimin e vendbanimeve të reja në të njëjtin rajon rritin kërcënimet ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe paqes së përhershme”.

Ndër të tjera në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se politika e Izraelit për ndërtimet e vendbanimeve të reja është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare thuhet se “BE pret nga Izraeli që të tërhiqet nga ky vendim dhe të përmbushë të gjitha përgjegjësitë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Ushtarët izraelitë që nga mëngjesi i ditës së djeshme kanë mbyllur të gjitha rrugët që shkojnë në zonat Khan al Ahmar dhe Ebu Nevvar që i përkasin komunitetit beudin në Kudsin Lindor, dhe ata shembën 40 shtëpi dhe stane në Ebu Nevvar.

Po ashtu ushtarët izraelitë kanë arrestuar dhe kanë goditur shumë palestinezë të cilët reaguan ndaj ekipeve që mbërritën në Khan al Ahmar për të shembur shtëpitë dhe stanet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit