4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zbulohen udhëzimet më të fundit të Gülenit për anëtarët e FETO-s

Më të lexuarat

Në takimet e zhvilluara personat përgjegjës kanë lexuar udhëzimet për të cilat janë shprehur se “kanë ardhur nga Fetullah Gülen”

 

ANKARA (AA) – Drejtuesit e nivelit të lartë të organizatës terroriste FETO në 18 shtete muajin e kaluar janë mbledhur në vendet ku ndodhen dhe u kanë përcjellë anëtarëve të organizatës udhëzimet e ardhura nga kreu i organizatës, Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë mësohet se në javën e fundit të qershorit të ashtuquajturit drejtuesit e nivelit të lartë të organizatës terroriste FETO në 18 shtete kanë kryer mbledhje të fshehta në vendet ku ndodhen. Po ashtu theksohet se në mbledhjen e zhvilluar në Pensilvani ku banon edhe kreu i FETO-s, Fetullah Gülen, kanë marrë pjesë 33 të ashtuquajtur drejtues të nivelit të lartë.

Në takimet e zhvilluara personat përgjegjës kanë lexuar udhëzimet për të cilat janë shprehur se “kanë ardhur nga Fetullah Gülen”.

Udhëzimet që kanë përcaktuar burimet e inteligjencës janë si më poshtë:

– “Martohuni në vendet ku ndodheni për t’u kamufluar dhe për mundësuar të bëheni të pranuar.

– Në vendet ku jetoni pengoni investitorët që bëjnë investime në Turqi dhe ndërpritni të gjitha investimet që janë prej nesh.

– Përpiquni të gjeni pjesëmarrje të reja dhe përpiquni të sistemoni sipas pozitës së vendit nxënësit që janë në anën tonë.

– Vëllezërit tanë të tregojnë kujdes maksimal. Të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore.

– Ofroni çdo ndihmë për vëllezërit që kalojnë nga një vend në tjetrin”

Po ashtu në udhëzime duke u theksuar se “sipas rezultateve të zgjedhjeve presidenti i Republikës së Turqisë do të marrë në dorë të gjithë forcën” dhe se “do të kryejë një presion intensiv mbi organizatën ‘Hizmet'”, kërkohet nga anëtarët e organizatës që “të jenë më të kujdesshëm dhe të veprojnë në mënyrë të organizuar”.

Ndërsa në fund të mbledhjes personat përgjegjës kanë shprehur manipulimin se kreu i organizatës Fetullah Gülen “është shumë i sëmurë, të gjithë pranë tij janë në pritje” dhe pjesëmarrësve u kanë kërkuar lutje masive për shëndetin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit