Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjyriuq është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit Yuval Rotem, transmeton Koha.
Siç përcjell, siç njofton televizioni publik i Serbisë, Gjuriq e ka falënderuar zyrtarin izraelit “për përcaktimin e vendit të tij që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”.
Zyrtari serb i ngarkuar me Kosovën e ka njoftuar funksionarin izraelit me rrjedhën e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe natyrisht, siç bëjnë politikanë serbë, Gjuriq e ka akuzuar Kosovën se gjoja nuk zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Edhe shefi i diplomacisë serbe , Ivica Daçiq është takuar me Rotemin, por ai lidhur me këtë është mjaftuar të thotë se “Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie të mira”.
Ndërsa pala kosovare për çdo ditë e më shumë bënë për mardhëninen Kosovë – Izrael por kjo e fundit as njet nuk e ka me prish miqësinë me Serbinë.